Prestigjiozja amerikane ‘Elite Daily’ së fundmi ka intervistuar këngëtaren shqiptar,e Rita Ora ku ka folur më shumë rreth albumit të saj të dytë. Albumi i saj i parë “Ora” u publikua para 5 vitesh dhe pati një sukses vërtet të madh, por tani është përsëri koha më e mirë e Rita Orës për të pushtuar sërish tregun ndërkombëtar. Dhe kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti pas lançimit të albumit të saj të dytë.
Artikulli i ‘Elite Daily’ nis që 2018-ta do të jetë viti i Rites dhe më pas tregon se projekti i radhës publikohet në Mars të vitit të ardhshëm ndërsa turi i saj fillon në Maj. Rita ka treguar se këngët tek albumi i dyte janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të gjitha bashkë tregojnë një histori. Me siguri një ndër këngët do të jetë edhe bashkëpunimi i Ritës me Bebe Rexhën./intv.al/