INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prestigjozja italiane shpall Ramën njeriun e vitit, arsyeja do t’ju habisë

Prestigjozja italiane shpall Ramën njeriun e vitit, arsyeja do t’ju habisë

Publikuar më: 18:47 31-12-2017

Sot më 31 dhjetor, pak orë para ndërrimit të viteve, mediat italiane rikthejnë në vëmendje stilin e veçantë të veshjes së kryeministrit Rama. Në një artikull të publikuar nga “Corriere.it”, është zgjedhur si personazh i viti kryeministri shqiptar Edi Rama. “Kryeministri shqiptar dhe takimet zyrtare me atlete”, titullohet artikulli.
“Disa ditë më parë kryeministri shqiptar u shfaq i veshur me atlere në një darkë me mësuesit më të mirë të vendit, dhe atyre u tha: ‘Jam veshur kështu për solidarizim me mësuesit e edukimit fizik’. Por pavarësisht pyetjeve të ndryshme për këtë stil veshje, e vetmja gjë e sigurt është se prej disa muajsh, kryeministri Rama – artist, basketbollist, lideri socialist, dhe prej vitit 2013 kryeministër i Shqipërisë, – shfaqet në takime zyrtare i veshur me atlete. I vetmi në skenën politike”, thuhet në artikull.

Takimet “sportive”
Në Samitin e fundit në Trieste për vendet e Ballkanin Perëndimor, në korrikun e këtij viti, kryeministri Rama shtrëngoi duart me homologun italian Paolo Gentiloni, i veshur me atlete të bardha “Adidas”, (gjë që nuk e përsëriti në vizitën e tetorit në Romë). Me të njëjtat atlete, Rama u takua edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Me një palë atlete të tjera, por këtë herë të zezë, u paraqit në një takim të udhëheqësve të Ballkanit në Bruksel, me ftesë të Federica Mogherinit.

Hipotezat
Stili i veshjes së kryeministrit Edi Rama u duk edhe gjatë fushatës së kaluar elektorale, ku ai në takimet me qytetarët shfaqej i veshur sportiv, me tuta dhe atlete. Mbase ky popullaritet ndikoi që ai të triumfonte në votime në mënyrë të tillë që ta formonte një qeveri të re pa nevojën për një koalicion. Analistët politikë të Ballkanit thonë se kryeministri 53-vjeçar Edi Rama, dëshiron të përcjellë imazhin e një vendi dinamik dhe të ri, çka tregon se dëshiron të “akreditojë” këtë fakt në kancelaritë evropiane si një element stabiliteti.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221