Njëra ndër aktoret më të dashura të Hollywood sot feston 50 vjetorin e lindjes.
Julia Roberts, aktorja me buzëqeshjen më magjepsëse në Hollywood dhe një nga gratë me më shumë influencë në showbizz, me siguri nuk e ka moshën një pengesë për të fituar edhe një çmim Oscar në vazhdim. Ajo u bë edhe m shumë e dashur për publikun, në rolin e “Pretty Ëoman”, por cv-ja e saj kinematografike ëhstë e pasuruar edhe me shumë filma hit.
Aktorja është shprehur për vitet që ikin, duke thënë: “Kam edhe unë pasqyrë, por nuk jam e fiksuar me idenë e bukurisë me çdo kusht. Dikush ka thënë se deri në moshën 40 vjeçare, vishe jetën tënde me fytyrën tënde, më pas fillo t’i veshësh jetën tënde fytyrës, gjë që do të më çojë të kem një fytyrë të lezetshme, sepse jam e lumtur me jetën time”, është shprehur ajo.Ndërkohë, filmi i saj “Wonder”, pritet të dalë në kinema në SHBA më 17 nëntor dhe në Itali më 28 dhjetor.