INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantohen folësit e parë të AllWeb Albania 2 [FOTO]

Prezantohen folësit e parë të AllWeb Albania 2 [FOTO]

Publikuar më: 17:24 30-08-2017

ALLWEB - BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL. Edicioni i dytë i konferencës unike të marketingut dixhital vjen në muajin Tetor.

Është viti i dytë që AllWeb mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital. Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të organizohet më 12 tetor në Tirana Business Park.

allweb.jpg

"Ne do të donim që kompanitë, organizatat dhe sipërmarrësit tanë të dëgjonin se si kolegët e tyre nga tregjet ndërkombëtare dhe rajonale po integrojnë marketingun dixhital me strategjitë e tyre të biznesit. Në faqen e internetit të konferencës allweb.al ne kemi vënë në dispozicion biletat early birds, në mënyrë që të mund të plotësojmë nevojat e të gjitha kompanive, organizatave dhe individëve që duan të bashkohen me ne më 12 tetor," - tha Gerti Boshnjaku, themelues i New Media Communications, agjencia që organizon eventin në Shqipëri.

Më shumë se 200 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët menaxherë marketingu, përfaqësues të agjencive të marketingut dhe PR, menaxherë drejtues të lartë, sipërmarrës madje edhe studentë.

"Ne synojmë të zgjerojmë gamën e temave që do të diskutohen këtë vit, duke patur parasysh reagimet pozitive që morëm nga pjesëmarrësit vitin e kaluar", - shton Boshnjaku. "Rendi i ditës është menduar mirë dhe folësit janë zgjedhur në mënyrë që secili pjesëmarrës të ketë të preferuarin e tij."

Koncepti është që të ketë shumë prezantime të shkurtra, por jashtëzakonisht të dobishme të shoqëruara me sesionin e Q & A (pyetje-përgjigje) dhe një panel për një diskutim më të thellë mbi temat që lidhen me tregun lokal. Pjesë e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me aktorët kryesorë të industrisë përfshihet gjithashtu në paketë.
Ja cilët janë disa nga folësit e konferencës:

Peter Szanto - Një individ krijues, folës në TEDx dhe themelues i SpringTab. Në AllWeb ai do të ndajë njohuritë e tij se si të përmirësoni performancën tuaj në internet duke parë dhe kuptuar se për çfarë janë të interesuar vizitorët tuaj. Ai do të thellohet më tej në matje dhe optimizim me qëllim që t'u tregojë kompanive se si të kuptojnë se çfarë duan njerëzit dhe të marrin përfitime më të larta nga aktivitetet e tyre në internet.

Heimo Hammer - "Mister Digital i Austrisë" dhe pronari i Kraftwerk Group, me background-in e tij arsimor dhe profesional në marketing, reklamim dhe teknologji informacioni, do të diskutojë sfidat dhe mundësitë për multi-channel marketingun shumë-dimensional.

Për informacione të mëtejshme mbi programin dhe folësit, dhe biletat ju lutem vizitoni AllWeb.al

Article Logic
Execution time: 0.0048060417175293