INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantohet projekti 'Bernabeu', një minierë ari në Madrid [VIDEO]

Prezantohet projekti 'Bernabeu', një minierë ari në Madrid [VIDEO]

Publikuar më: 14:58 24-09-2018

Real Madrid ka prezantuar planet për rinovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, që do të transformohet në një stadium supermodern, me çati të lëvizshme, ndërsa kapaciteti prej 81,044 vendesh nuk do të ndryshojë. Presidenti Florentino Perez thotë se objektivat e klubit janë dy: i pari është krijimi i kushteve sa më komode për tifozët dhe i dyti është rritja e fitimeve.

“Plani ynë u aprovua në maj 2017 dhe tashmë është gati të marrë rrugë, sepse ka është dhënë drita jeshile për punimet, që do të nisin sapo të kryhet tenderi dhe të aprovohet propozimi financiar. Shpresojmë që puna të nisë në fillim të vitit të ardhshëm dhe besojmë se do të duhen 3 vite e gjysmë për të përfunduar gjithçka.

“Kostoja duhej të ishte 400 milionë euro, por modifikimi i projektit për shkak të kërkesave nga Gjykata e Drejtësisë në Madrid bëri që kostoja të shkojë në 525 milionë euro”, shpjegoi Perez gjatë asamblesë së ortakëve, ndërsa ka shtuar se stadiumi i ri do të shtojë 150 milionë euro për sezon në arkat e klubit.

Bernabeu u hap në vitin 1947, me emrin “Chamartín”, ndërsa në vitin 1955 u emërtua ” Santiago Bernabéu”, në nder të ish-presidentit legjendar të klubit. Siç shihet në videon e publikuar nga klubi madrilen, stadiumi do të ketë çati të lëvzishme, që do të mbulojë tërësisht fushën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109