INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantohet projekti: Si do të ndryshojë Tirana në 2030-ën [VIDEO]

Prezantohet projekti: Si do të ndryshojë Tirana në 2030-ën [VIDEO]

Publikuar më: 18:36 10-10-2016

Bashkia e Tiranës, pas disa muajsh diskutime dhe një serie të gjatë konsultimesh publike me qytetarët dhe grupet e interesit, ka gati draftin final të Planit të Përgjithshëm Vendor, “TR030”. Ai u prezantua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe arkitekti i njohur Italian, Stefano Boeri, gjatë një takimi ku merrnin pjesë arkitektë e urbanistë shqiptarë dhe të huaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës vlerësoi faktin që pas gati 1 viti pune intensive, kryeqyteti ka më një fund dokumentin që do të përcaktojë vizionin e zhvillimit e tij për të paktën 20 vitet e ardhshme.

Tirana 2030 parashikohet të jetë me 7 qendra kryesore dhe 5 unaza, sipas planit të ri rregullues. Pas konsulatve publike në çdo njësi administrative me arkitektë dhe urbanistë e qytetarë, arkitekti italian Stefano Boeri dhe ekipi i tij i kanë bërë prezantimin final.

Një pikë e fortë e planit të Boerit janë 5 unazat ku dy prej tyre do t’i dedikohen këmbësorëve dhe transportit publik. Kryeqyteti do të rrethohet nga një pyll orbital dhe brenda tre viteve pritet të mbillen 2 milionë pemë. Tirana do të lidhet me portin e Durrësit dhe aeroportin me rrugë hekurudhore. Parashikohet gjithashtu të ketë një zonë të përcaktuar industriale.

Gjithashtu, Plani parashikon edhe një sërë investimesh në fushën e sociale dhe arsimore, siç është ndërtimi i 20 shkollave.

Article Logic
Execution time: 0.0039479732513428