Evoluimi i teknologjisë i ka bërë dornët të jenë edhe më të rrezikshëm dhe vdekjeprurës.
"Flaps" kompania mekanike britanike ka paraqitur teknologjinë më të fundit të dronëve të cilët janë më të shpejtë të vështirë për tu identifikuar.
Sipas përfaqësueseve të kompanisë në dronët e së ardhmes do përdoren pajisje unikë për një lundrim dhe manovrim të lehtë në ajër.
Në një deklaratë me shtyp, profesor Clyde Warsop u shpreh se ky investim i ri në kërkime dhe zhvillim do jetë një shtysë për përmirësimin e vazhdueshme teknologjike të avionëve ushtarakë.
Dy projektet pritet të testohen muajin e ardhshëm më avionët e WCC dhe FTV.
Megjithatë zhvillimet e fundit teknologjike ka nisur ti frikësoje anëtarët e komisionit të lordëve në Britani të cilët e kanë paraqitur situatën alarmante.
Ata kërkuan kufizime të reja ndërkombëtare për kontrollimin e armëve robotike pasi nëse ato do binin në duart e terroristeve pasojat do ishin katastrofike.