Kjo javë ka qenë e mbushur me lajme të ëmbla.
Pasi mësuam se Dojna Mema, Kristina Baki dhe Engjëll Lengo janë shtatzënë dhe po presin fëmijë, një tjetër lajm na vjen nga prezantuesi dhe aktori i njohur shqiptar.
Bëhet fjalë për Devis Muka.
Mësohet se partnerja e tij është në pritje të ëmbël dhe së shpejti çifti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Devisi dhe Nertila kanë edhe një vajzë së bashku, me emrin Negin.
Më herët në një intervistë, Muka ka treguar detaje të jetës së tij si baba e si bashkëshort.
“Lindja e vajzës më ka ndryshuar totalisht jetën, por për mirë. Vajza ime është energjia kryesore që kam. Jeta bëhet më e vështirë por sfidat më të bukura kur ke një qëllim të pastër përpara. Pas ardhjes së fëmijës pasioni me partneren rritet pasi, e para, femrat kur bëhen nëna janë më tërheqëse; e dyta dhe më kryesorja është se tani kemi një dashuri që na bashkon edhe më shumë”, tregon ai.