E ftuar në emisionin radiofonik “IN Traffic” në IN Radio 105.7 prezantuesja bukuroshe e emisionit më të ri sportiv në IN TV “Adrenalinë”, Ueda Kullakshi foli për risitë që do sjellë ky emision për të gjithë publikun shqiptar.
Kujtojmë që ai nis sot, në orën 23.00. Ndër të tjera, e pyetur për futbollistin shqiptar që do pranonte të të dilte në një takim romantik, ajo ka dhënë një emër: Lorik Cana. Madje, është mërzitur kur mori vesh lajmin që ai ishte martuar.
Ndërsa, nëse e njëjta ofertë do vinte për ndonjë futbollist të huaj përgjigja e saj ishte: Neymar. Për më tepër, mund ta shikoni vetë si është shprehur Ueda: