18 vite emision dhe publiku italian ishte i dashuruar për formatin komod që u ofrua në ndihmë të gjithë amvisave.
E kemi fjalën për prezantuesen e njohur italiane, Antonella Clerici e cila sot është shfaqur tejet e emocionuar, me lot në sy në puntatën e fundit të emisionit të saj “La prova del cuoco”.
Blogeri Olti Curri e ka dhënë lajmin përmes postimeve në Instastory teksa e vlerëson moderatoren italiane për suksesin e saj pa patur nevojë për të treguar në publik forma të nxehta apo skandale dhe flirte me meshkuj Vip.
Jo vetëm kaq por Olti ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm duke thumbuar vajzat dhe koleget e showbizz-it të cilat ekspozojnë hiret e tyre fizike për tu bërë të famshme.
Të dashura kolege italiane dhe shqiptare...kujdes mos e bëni në vendin e punës këtë që patë. Sigurohuni më parë se të lini emisionet që burri është vërtetë i pasur. No kredi. No lekë me fajde. Just lekë të thata poshtë dyshekut”, shkruan Olti Curri në postimet e tij në Instastory.