Xhensila Pere është një nga ish banoret e “Big Brother” që vazhdon të jetë e komentuar në showbiz-in shqiptar. Së fundmi, ajo ka realizuar një intervistë për emisionin “Mes Yjesh”. E pyetur se kush është sipas saj prezantuesja më koti në vend, Xhensila ka përmendur Alesia Bamin, duke thënë se edhe pse është e bukur, në vendin e saj mund të ishte dikush më i aftë.
“Më shumë se sa prezantuesit, për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia është kaq e bukur, por që më vendin e saj mund të ishte dikush tjetër shumë herë më i aftë. Më duket sikur është në një kafe. Ajo është shumë e bukur, e kam parë që 14 vjeç, e kam parë të lyer dhe të palyer live dhe është shumë e bukur por për aty nuk është shumë e denjë”, u shpreh Xhensila.