Në këtë video do të shihni se si prezantuesja e BBC-së, Victoria Derbyshire, ndërpret emisionin për të dërguar një fëmijë në tualet.
Derbyshire u kërkoi të ftuarve të saj të vazhdonin bisedën vetë gjatë transmetimit live të emisionit, pasi iu desh të çonte një djalosh në tualet.
Gazetarja ishte duke intervistuar prindërit në lidhje me vendimin e tyre për testet e SAT kur 8-vjeçari, Kai, nisi të lëvizte në karrigen ku ishte ulur.
Dervyshire e pyeti: “Je mirë Kai? Si është puna i dashur? Ke nevojë të shkosh në tualet?”
Pasi Kai i thotë se kishte vapë nga dritat e studios, ajo e merr prej krahu dhe ndërpret emisionin për ta çuar në tualet.