Alba Çobaj është një ndër prezantueset shqiptare, që u bë e njohur nga spektakli ‘Big Brother’.
Mesnatën e djeshme, ajo është bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e ka ndarë me të gjithë përmes një postimi në ‘Instagram’.
Alba ka publikuar dy foto me duart e vogla të së bijës dhe ka zbuluar emrin e përgjedhur për vogëlushen Sofi.
Bukuroshja nuk ka nguruar të shprehë edhe emocionet, që ka ndjërë në atë moment të shenjtë.
‘Nuk gjej fjalët ende ta përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda.
Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia
Mezi pres të ndaj me ju videon e eksperiencës së lindjes, që sigurisht ishte me e bukura në botë.
Falë përkushtimit dhe stafit të mrekullueshëm të maternitetit "Koço Gliozheni", falë mamive Nina, Moza dhe pjesës tjetër, gjithçka shkoi perfekt dhe u jam pafund mirënjohëse. Faleminderit dhe mjekut tim të besuar, Helidon Klosi, i cili e bëri rrugëtimin tim dhe të Sofias më të lehtë e më të bukur. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit
Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës’, shkruan Alba.