INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezervativin e sotëm, mos e përdor dhe nesër apo mund ta përdorni? Flasin specialistët nëse mund t’i lani dhe t’i ripërdorni

Prezervativin e sotëm, mos e përdor dhe nesër apo mund ta përdorni? Flasin specialistët nëse mund t’i lani dhe t’i ripërdorni

Publikuar më: 19:40 21-08-2018

Larja ose ripërdorimi i një prezervativi, definitivisht nuk është një praktikë e shëndoshë, por duket sikur ende ka shumë që e bëjnë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Amerikë i paralajmëron të gjithë që të mos e bëjnë më këtë.

Nuk është sekret që përdorimi i prezervativëve është një praktikë e shëndetshme. Jo vetëm sepse parandalon çdo shtatzëni të paparashikuar, por është edhe një mënyrë efektive kundër infeksioneve seksualisht të transmetueshme si HIV, gonorrea, klamidia etj. Dhe meqenëse është një praktikë e shëndetshme, duhet edhe të dimë mënyrën se si përdoret prezervativi në mënyrë korrekte.

Kështu, nëse pyesni a mund ta lani për ta ripërdorur një prezervativ, përgjigjja është JO. Dhe, ndoshta, kjo është edhe arsyeja që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dha një paralajmërim pak ditë më parë ndaj të gjithë njerëzve që i lajnë apo i ripërdorin prezervativët. Duket e pabesueshme dhe gati e frikshme, por ja që “njerëzit e bëjnë këtë”. “E themi, sepse njerëzit e bëjnë këtë: Mos i lani apo mos i ripërdorni prezervativët! Përdorni një të ri për çdo akt seksual”, – shkruhet në profilin zyrtar të Qendrës në Twitter.

Pas këtij postimi, njerëzit nisën “të argëtohen” në rrjet duke reaguar të shokuar për këtë mënyrë që është qartësisht e kuptueshme.
“Çdo akt i mrrëdhënieve kërkon një prezervativ të ri”,- thotë Dr. Shailesh Chandra Sahay, urolog dhe konsulent në spitalin Max (Patparganj, New Delhi): “Medikamentet e përdorimit të prezervativit nuk janë të këshillueshme. Pasi të përdoret prezervativi, lateksi është dëmtuar. Kjo mund të mos jetë e dukshme për syrin e lirë, por mund të mos jetë e dobishme për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara apo infeksionin seksualisht të transmetueshëm. Kur përdorni një prezervativ të përdorur, nuk mund ta kontrolloni datën e skadimit. Pra, nuk e dini kur është prodhuar.”

“Nuk ka asnjë mënyrë që ju garanton mbrojtje kundër shtatëzësisë nëse prezervativi është përdorur një herë, është larë dhe është zëvendësuar”,- tha Dr Alyssa Dweck, obstetre-gjinekologe e certifikuar.

Të dyja këto mënyra tregojnë të njëjtin fakt. Larja e një prezervativi ose ripërdorimi i një të vjetri mund ta bëjë qëllimin e përdorimit të tij të paefektshëm. “Duhet ta përdorni prezervativin në mënyrën që prodhuesi ka menduar dhe testuar – nëse nuk e bëni, nuk mund të mbështeteni te prezervativi për të parandaluar të papriturat e padëshirueshme”,- tha Dweck.

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583