Prifti Stevan Zdravevski ka deklaruar se do të luftojë me gjitha format për të ruajtur emrin Maqedoni në protestën para Kuvendit. “Ne nga kisha kemi lutje, por nëse duhet do të marrim edhe armë në dorë, nuk do rimë duarkryq. Do ta mbrojmë atë që është e jona, që e kemi trashëguar nga të parët tanë që duam t’jua lëmë gjeneratave tona”, ka thënë ai.
Ndërkohë, policia ka arrestuar dhjetë persona mbrëmjen e djeshme, pasi ata kanë sulmuar policët, kanë hedhur shufra hekuri dhe mjete piroteknike dhe raportohet se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.