INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Prilli i 2016-s, më i ngrohti"

Publikuar më: 13:23 17-05-2016

Nga të dhënat e NASA-s rezulton se prilli i 2016-s ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë dhe muaji i shtatë radhazi që theu rekordet e temperaturave globale.

“Prilli i këtij viti, tejkaloi rekordin e vendosur në të njëjtin muaj të një viti më parë, me diferencën më të madhe të shënuar ndonjëherë”, thuhet në shënimet e NASA-s.

Të dhënat tregojnë se temperatura globale e tokës dhe detit ishte 1.11 gradë më e lartë në muajin prill se sa temperatura mesatare e prillit gjatë periudhës nga viti 1951 deri ne 1980.

Sipas medieve ndërkombëtare, shpërthimi i ajrit të nxehtë rreth globit i është faturuar fenomenit “El Nino” i cili sjell lëvizjen e ujërave të ngrohta rreth Paqësorit. Por ky i këtij viti nuk ka qenë “El Nino” më i madh i regjistruar ndonjëherë dhe hovi i temperaturave po ndodh nën sfondin e ngrohjes së shpejtë globale.

Sipas shkencëtarëve, temperaturat rekord po shkaktonin kaos në ekosistemet botërore, me pasoja të rëndë tek barriera koralore në Australi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836