Princ Carl Philip dhe Princesha Sofia e Suedisë, kanë ndarë së fundmi disa foto të familjes ku prezantojnë fëmijët e tyre, Princ Aleksandrin (1 vjeç) dhe Princ Gabriel, i cili lindi më 31 Gusht të këtij viti. Familja mbretërore është gjithë buzëqeshje në setin e tyre fotografik, të postuar në Instagramin dhe faqen zyrtare të mbretërisë Suedeze.
“Një falenderim i madh dhe i ngrohtë ju shkon të gjithë atyre që uruan për ardhjen në jetë të djalit tonë, Princ Gabriel”, thonë ata për revistën People. “E vlerësojmë së tepërmi bujarinë tuaj.”