Të gjithë sytë ishin drejtuar nga Princ Harry gjatë Invictus Games në Toronto, me shpresën se do i falte një puthje zonjushës Markle. Kjo nuk ndodhi, por përsëri diçka tjetër tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Prezente gjatë lojrave ishte dhe zonja e parë, Melania Trump, me të cilën Princ Harry pati një takim që zgjati rreth 20 minuta.
Në fund të takimit, siç ndodh përherë, u shkrepën foto me të dhe znj.Trump, ku nëse shihni me kujdes Princ Harry është duke bërë me dorë simbolin e djallit. Ndoshta është pak e ashpër ta quash të tillë, apo vetë princin një “anti-krisht”, pasi vetë kjo shenjë ka marrë kuptime të ndryshme në kultura të ndryshme.
Një alternativë tjetër mund të jetë se ai do t’i shprehë dashurinë e tij Megan Markle, e cila ishte prezente gjatë eventit, pasi kjo shenjë ndryshe ka kuptimin e “të dua”.
Teoria e dytë do na pëlqente më shumë se e para, të themi të drejtën.