Martesa e Princ Harry-t me Meghan Markle ditën e djeshme ngriti në këmbë opisionin mbarëbotëror dhe qindra milionë spektatorë e ndoqën nga e gjithë bota.
Një ceremoni spektakolare me shumë emocione dhe me të ftuar Vip disa emra të rëndësishëm si Elton John, David dhe Victoria Bechkam, George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal etj.
Një detaj tipik që ndoshta ju nuk e keni vënë re dhe është për mos tu humbur e kemi zbuluar pikërisht nga disa foto të postuara në Instastory nga Bella Hadid.
Në daljet e tij publike kur ishte fëmijë me mamanë e tij Princesh Dianën, Princ Harry kishte një ves, ai nxirrte gjuhën përpara kamerave dhe gazetarëve për ti përqeshur ata.
Por mesa duket jo vetëm Princi, këtë ves e paska edhe Princesha e vogël Charlotte, vajza e Princit William.
Në një foto të kapur nga paparazët, Princesha Charlotta e vogël shihet të nxjerrë gjuhën përballë kamerave.
Bëmë xhaxha të të ngjajë, Charlotta mesa duket paska një karakter funny si xhaxhai i saj Princ Harry./intv.al/