Vetëm pak ditë më parë u përfol se Princ Harry dhe Meghan Markle do ta kalonin muajin e mjaltit në Afrikë por mesa duket gjithçka ka qenë në kuadër të disa spekulimeve.
Prestigjiozja TMZ, sipas burimeve pranë pallatit mbretëror raporton se dyshja ka zgjedhur ta kalojë periudhën e ëmbël jo shumë larg shtëpisë dhe bëhet fjalë pikërisht për shtetin e Kanadasë.
Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të shkojnë në Alberta të Kanadasë, në parkun e “Fairmont Jasper Park Lodge”.
Sipas burimeve të TMZ-së për dyshen Harry-Meghan pritet që shërbimi të jetë në maksimumin e luksit që ofron ky park ndërsa për sigurimin, shpura mbretërore do ti bashkohet çiftit në udhëtimin e tyre.
Akoma nuk ka një datë të sakta se kur do të zhvillohet vizita e dyshes për muajin e mjaltit në Kanada.
Le të shpresojmë që Princ Harry dhe Meghan t’ja kalojnë sa më mirë në muajin e tyre të dashurisë.