Sytë e gjithë botës u drejtuan në “Kensington Palace” dhe kjo, pasi Princ Harry dhe Meghan Markle u martuan nën një ceremoni ashtu si i ka hije Londrës Zyrtare.
Në mediet rozë, dyshja qëndroi për disa ditë me rradhë për lajme të ndryshme, të cilat flisnin për jetën e tyre private, ndërsa së fundmi një super lajm ka ardhur nga Pallati Mbretëror.
Me një postim publik nga faqja “Kensington Palace” lajmërohet: “Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se çifti mbretëror do të bëhen prindër në pranverë të vitit 2019”.
Akoma nuk është zbuluar gjinia e pasardhës-it/es të Fronit Mbretëror.
Epo urime! Me siguri në Londër të gjithë po festojnë për këtë lajm të ëmbël./intv.al/