Ata patën një bisedë të ngrohtë dhe gjithëpërfshirëse me pothuaj 20 studentë ku folën për rëndësinë që ka zëri i tyre, të qënit të frymëzuar dhe dëshirën për të ndryshuar botën. Ishte një nga ato momentet që të bëjnë të ndihesh mirë, kur figurat publike bëjnë diçka domethënëse. Por asgjë nuk e përshkruan atmosferën më mirë se videoja e mëposhtme ku studentëve u duket gati e pabesueshme prezenca e dy personazheve në fjalë. Gjithë sa vjen më pas është një bisedë e ngrohtë dhe frymëzuese që nxit besimin në vetvete. Michele Obama dhe Princ Harry janë të dy të njohur për marrëdhëniet e mira njerëzore, sidomos me fëmijët.