INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princ Harry poshtëron vëllain e tij William në garën mbretërore të shpejtësisë! [VIDEO]

Princ Harry poshtëron vëllain e tij William në garën mbretërore të shpejtësisë! [VIDEO]

Publikuar më: 15:08 06-02-2017

Princ Harry? Quajeni më mirë Usain Bolt!

Nuk e kemi fjalën vetëm për lehtësinë me të cilën e mundi vëllain e tij më të madh, Princin William, në një garë garë shpejtësie. Natyrisht që jo! Më shumë flasim për stilin dhe “poshtërimin” publik që ai ushtroi në garën mbretërore. Gjatë gjithë kohës Harry vrapoi duke pasur kokën të kthyer mbrapa për të parë vëllain e tij. Pra, jo vetëm që nuk  kishte nevojën të impenjohej plotësisht për të fituar, por as që ta merrte sadopak seriozisht. Kjo skenë na kujtoi pothuajse çdo garë në të cilën kemi parë njeriun më të shpejtë të të gjitha kohërave, Usain Bolt, të marrë pjesë. Në momentin ku gjithçka shohin atletët është vija e finishit që do t’i ndajë nga të tjerët me fare pak milimetra, Bolt jo vetëm që është një hap përpara, por edhe ka kohën e mjaftueshme që të kthejë kokën, të kontrollojë situatën, t’i rikthehet garës dhe përsëri të fitojë. Pak a shumë si bëri Harry. Me ndryshimin e vetëm që Bolt është një legjendë e gjallë e atletikës ndërsa Harry argëtohet duke u tallur me vëllain e tij më pak të shkathët. 

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654