Grupi Coldplay duket se nuk mund të lërë asnjë person indiferent ndaj muzikës edhe performancës së tyre, as kur këto të fundit kanë gjak blu.
Princ Harry u ngjit në skenë për të përqafuar mikun e tij Chris Martin pasi ky i fundit performoi me grupin në Kesington Palace. Përfaqësuesi i familjes mbretërore duket se ishte argëtuar së tepërmi gjatë koncertit që grupi britanik dha për bamirësi. Harry iu bashkua grupit Coldplay për finalen e madhe, ku rrëmbeu mikrofonin dhe u tha atyre që e shkundën vendin. Jo tamam sjellje sipas protokollit, por fundja kur e ka zbatuar ndonjëherë Harry atë?