Sot është dita ndërkombëtare e baballarëve dhe me këtë rast Princ Harry dhe Meghan kanë publikuar për herë të parë një fotografi të djalit të tyre.
Fotografia është e realizuar në bardh e zi dhe shfaqet i vogli duke mbajtur gishtin e princit.
Foto është postuar në llogarinë zyrtare të Sussex Royal në rrjetin social, 'Instagram' dhe shoqërohet me shkrimin: ‘Urime dita e baballarëve! Veçanërisht duke i dëshiruar një ditë të veçantë, princit’,
Kujtojmë se Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër në muajin maj të këtij viti.