Revista e famshme holandeze Beau Monde e specializuar për lexueset femra i ka kushtuar një shkrim të posacëm me plot foto ilustruese ciftit princor shqiptar: Princi Leka II dhe Princesha Zaharia e sidomos pushimeve të tyre verore 2017. Kur revista të tilla të specializuara trajtojnë temën shqiptare, fisnikërinë, familjen mbretërore shqiptare etj. ato njëkohësisht shërbejnë edhe si një reklamë sa informative aq edhe pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vetë fotot e ciftit princor shqiptar flasin me shumë më elokuencë sesa teksti i shkrimit në revistën holandeze, shkruan citynews.al.
Në foton e parë Princi Leka II dhe Princesha Zaharia kanë dalë në Nju Jork gjatë një vizite të tyre atje me ftesë të Fondacionit “Versailles Foundation”, në mbledhjen e të cilit Princi Leka II ka mbajtur edhe një fjalim.
Në foton e dytë Princesha Zaharia ka dalë gjatë pushimeve në Turqi (verë 2017).
Në foton e tretë Princesha Zaharia ka dalë gjatë pushimeve në Rivierën franceze në molin e jahteve të qytetit të famshëm turistik San Trope (Sn. Tropez)
Në foto e katërt Princesha Zaharia ka dalë po gjatë pushimeve verore 2017 në Francë, por tashmë në qytetin e Kanës, i famshëm si për turizëm ashtiu edhe për festivalin ndërkombëtar të filmit, që zhvillohet për cdo vit në këtë qytet.
Në foton e pestë Princesha Zaharia është përsëri me pushime në bregdetin francez në qytetin port të Marsejës.
Në foton e gjashtë Princi Leka II dhe Princesha Zaharija pozojnë në sheshin e Pallatit Mbretëror të Versajës afër Parisit.
Në foton e shtatë Princi Leka II dhe Princesha Zaharia pozojnë të relaksuar në jaht gjatë pushimeve në bregdetin turk nga Kushadasi-ja e Bodrumi deri në Cezme.
Për më shumë lexuesit e interesuar mund ta gjejnë artikullin original në linkun: https://www.beaumonde.nl/royalty/albanie-hoe-is-het-met-leka-en-elia