Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Mujo feston sot 65-vjetorin e lindjes. Ajo e ka festuar këtë ditë me njerëzit e saj më të dashur. Edhe këtë vit nuk kanë munguar urimet e fëmijëve. Princesha Elia Zaharia ka bërë një urim për nënën e saj në një postim në Instagram.
Në fotografi shfaqen edhe vëllai Amos, e dashura e tij Giliola dhe Princi Leka.
“Gëzuar ditëlindjen Ylli jonë i bukur që na ndriçon shpirtin!”, shkruajti Elia, por tw gjithwve na shkuan syte te Princi Leka. Ai është munduar gjithmonë të ruajë atë imazhin dhe pamjen e pastër dhe shumë të kuruar, por sot i ka habitur të gjithë pasi shfaqet ndryshe, me shumw mjekër.