INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princ Leka tërhiqet  nga Partia Lëvizja e Legalitetit [FOTO]

Princ Leka tërhiqet nga Partia Lëvizja e Legalitetit [FOTO]

Publikuar më: 15:09 23-03-2018

Princ Leka shkëputet nga Partia Lëvizja e Legalitetit. Sipas njoftimit të bërë nga Oborri Mbretëror Shqiptar, partia Lëvizja e Legalitetit nuk po përfaqëson vlerat, traditat dhe kulturën mbretërore e "nuk mund të lejohet keqpërdorimi i imazhit të Familjes Mbretërore për interesa personale të individëve të caktuar".

Bëhet me dije se kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana nuk ka asnjë lidhje apo kontakt me Familjen Mbretërore dhe nuk e përfaqëson atë në asnjë eveniment apo veprimtari.

"Oborri Mbretëror Shqiptar ka ndërprerë çdo komunikim me lidershipin e Partisë Lëvizja e Legalitetit deri në bashkimin e legalistëve dhe riorganizimin e PLL. Partia Lëvizja e Legalitetit nuk po përfaqëson vlerat, traditat dhe kulturën mbretërore, prandaj dhe Oborri Mbretëror Shqiptar nuk mund të lejojë keqpërdorimin e imazhit të Familjes Mbretërore për interesa personale të individëve të caktuar. Ju njoftojmë që ish - kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana nuk ka asnjë lidhje apo kontakt me Familjen Mbretërore dhe nuk e përfaqëson atë në asnjë eveniment apo veprimtari", thuhet në deklaratën e oborrit mbretëror.

obor.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113