Prince Harry dhe dukesha Meghan Markle janë padyshim një nga çiftet më të komentuara përsa i përket familjes mbretërore.
Duket disi i paprecedentë e tërë vëmendja mediatike ndaj tyre, pasi në shumicën e kohës lajmet janë negative.
Sipas shumë mediave, nga brenda pallatit mbretëror vazhdojnë të dalin raportime për sjellje të keqe të Meghan kundrejt stafit të saj, madje thuhet se ata kanë nisur ta ‘tallin’ duke e thirrur me emra të ndryshëm për faktin që sillet si ‘bose’.
Sipas një përfaqësuesi të familjes, i cili foli në një intervistë për ‘Nine Neës Autralia’ Harry është shumë i nevrikosur për këto lajme.
Ai dhe Meghan nuk e duan vëmendjen që kanë marrë pas martesës dhe këto raportime vetëm po përkeqësojnë gjendjen.