INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princesha e Arabisë Saudite, Ameerah Al Taweel ka mahnitur botën me bukurinë e saj. Zbuloni 4 sekretet e saj! [FOTO]

Princesha e Arabisë Saudite, Ameerah Al Taweel ka mahnitur botën me bukurinë e saj. Zbuloni 4 sekretet e saj! [FOTO]

Publikuar më: 13:03 16-11-2016
Princesha Ameerah Al-Taweel njihet për bukurinë dhe stilin e saj elegant që shfaq në media dhe rrjetet sociale.
Intv.al ju sjell disa nga sekretet e saj të bukurisë:
 
1. Flokë me volum dhe kapelja në një anë
Modeli i saj i flokëve është I thjeshtë, ku volumi të bie në sy dhe kapelja e saj në një anë, që e bën atë të duket shumë elegante.
 
2. Përdor vajra natyralë për fytyrën
Ajo nuk përdor vetëm fondatinë për fytyrën e saj, pasi nuk do mjaftonte për të pasur një fytyrë kaq perfekte. Ajo përpara se të vërë make up, vendos një maskë për fytyrën ku vajrat me përmbajtje natyrale mbizotërojnë. Vaji i kokosit është i preferuri i saj.
 
3. Te sytë përdor ngjyra natyrale 
Princesha e bukur, Ameerah nuk ngarkohet shumë te pjesa e syve, ajo përdor ngjyra sa më të thjeshta që i përshtaten ngjyrës së saj të lëkurës, duke i shtuar vetëm një hije për t’i theksuar më shumë formën e syve. Intv.al shton se për buzët, përdor ngjyrë rozë të hapur, në shumicën e rasteve.
 
4. Vathët janë pika e saj e dobët
Ajo është shprehur se nuk mund të dalë pa pasur vathë. Kuptohet se cilësia e tyre është ndër më të mirat, por të bie sërish në sy thjeshtësia e tyre.
 
 
 
 
Burimi: En.beauty
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988