INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princesha e Spanjës në gjyq për mashtrim

Princesha e Spanjës në gjyq për mashtrim

Publikuar më: 15:24 11-01-2016

Cristina e Spanjës, motra e mbretit ka dalë sot në bankën e të akuzuarve dhe është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore spanjolle del para drejtësisë për një aferë korrupsioni, një proces ku ajo ende vazhdon të shpresojë të shpëtojë.

Në gjykatën e Palma de Majorque në Ishujt Balearic, Cristina e Burbonëve dhe bashkëshorti i saj zunë vend në një sallë të dominuar nga protreti i vëllait më të vogël, Filipi VI, kryetari i shtetit që prej dorëheqjes së mbretit Juan Carlos në vitin 2014.

Në krahë të 17 të akuzuarve të tjerë, vajza e dytë e Juan Carlos-it dhe Sofias, dyshohet se ka fshehur nga tatimet të ardhura që kishte siguruar nga vjedhja e gjashtë milionë eurove fonde publike për të cilat akuzohet bashkshorti i saj, Iñaki Urdangarin dhe një ish-kompani e tija.

Article Logic
Execution time: 0.0022499561309814