INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princeshë Elia na nderon me stilin e saj edhe kur është me pushime [FOTO]

Princeshë Elia na nderon me stilin e saj edhe kur është me pushime [FOTO]

Publikuar më: 20:28 26-09-2017

Princeshë Elia Zaharia Zogu në çdo postim të saj shfaqet e hijshme dhe me shumë “class”. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Leka II kanë nisur së bashku në tur në Portugali dhe përveç fotove të bukura të vendeve që kanë vizituar apo edhe thjeshtësisë së realizimit të tyre, vëmendje të veçantë.

Edhe pse nuk e kanë mbyllur turin ende dhe të tjera veshje mund të shohim, do të ndalemi te ato që Elia ka shpalosur gjatë kësaj jave, të cilat mbartin disa detaje shumë interesante dhe krijojnë gardërobën e saj në këtë udhëtim.

E ka nisur me një fustan vajzëror me jakë të mbyllur dhe një fjongo të hollë, një shall të madh dhe këpucë me takë të ulët të përshtatshme edhe për të ecur qytetit.

Duke qenë që është një vizitë turistike, Elias i është dashur të zgjedhë aksesorë elegantë të përshtatshëm për figurën e saj, por njëkohësisht edhe praktikë, siç janë këpucët me takë të ulët dhe shajet e mëdhenj që luajnë rolin e një xhakete të ngrohtë kur freskohet dhe sakaq mund të hiqen në orët më të nxehta të mesditës, që i gjejnë duke eksploruar.

Elia nuk e ka problem të përsërisë disa herë të njëjtën veshje, siç bën edhe Kate Middleton, madje edhe gjatë të njëjtit udhëtim. Sigurisht, ndryshe nga Kate, ajo nuk mund të marrë me vete këpucë të ndryshme për çdo ditë udhëtimi, por shija e Elias shprehet pikërisht në zgjedhjen e atyre modeleve që janë të përshtatshme për disa veshje, shkruan Revistaclass. Duket që jeta në Paris i ka dhënë ca mësime të vyera!

collageva.jpg

Shalli që mban gjatë paradites teksa sheh Lisbonën, është shumë i përshtatshëm edhe për një darkë elegante, por këtë herë sigurisht i shoqëruar me një fustan koktejli dhe një kuletë në vend të çantës së madhe.

collagemadhes.jpg

Një nga detajet që përsëritet në veshjet e Elias është jaka e hapur me fruda anash, por fustanet që e kanë, janë shumë të ndryshëm dhe detaji nuk bëhet aspak përsëritës. Ndërkohë edhe pikat apo dizenjot e tjera minimaliste dhe materialet e lehta duket se bëjnë pjesë në preferencat e Elias për veshjet e paraditeve.

collagetjt.jpg

Çanta më e madhe e dorës ia lë vendin asaj me zinxhirë sipas veshjes, por edhe nga ky aksesor, Elia nuk është shqetësuar të marrë një për çdo ditë qëndrimi.

collagea.jpg

Kapela është një tjetër aksesor i dashur, të cilin ia kemi parë që gjatë kësaj vere, por është mëse e përshtatshme edhe për këtë vizitë në Portugali, vendi i fundit i Evropës nga dielli largohet.

diel.jpg

Një udhëtim që, me shumë thjeshtësi, ka përcjellë edhe stil, edhe shije të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0018901824951172