Princi Harry dhe Meghan Markle janë në pritjen e fëmijës së parë, tashmë mësohet se kush do të jenë kumbarët.
George dhe Amal Clooney janë të zgjedhurit, duke qenë se janë shumë të afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex.
Kushëriri i aktorit është shprehur se, 57-vjeçari do të jetë një kumbarë i mrekullueshëm për foshnjën e familjes mbretërore.
“Mezi po pres. Ai do të bëhet një kumbarë fantastik, është njeri shumë i mirë”, tha kushëriri i George Clooney.
Ndërsa një tjetër burim tha lidhur me çiftin e famshëm:
“Amal e Meghan kanë qenë të afërta prej vitesh dhe nga kjo Harry dhe George nisën të krijonin miqësi”.
George u ka thënë disa personave të afërt se është shumë i lumtur, që i kërkohet një rol kaq i rëndësishëm në jetën e foshnjës së tyre.
Arsyeja e kësaj kërkese për çiftin erdhi pasi Meghan e konsideron një shembull për t’u ndjekur Amal-in.
“Ajo është e bukur dhe e mrekullueshme. E kemi dashur që kur e takuam”, tha kushëriri i George për “Daily Mail”.
Harry dhe Meghan pritet të kenë një darkë muajin e ardhshëm në shtëpinë e George dhe Amal në Londër, bashkë me Barack dhe Michelle Obama.