INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princi Harry mezi pret të bëhet baba

Princi Harry mezi pret të bëhet baba

Publikuar më: 15:55 19-03-2016

Ai mund të jetë një nga princat më të favorizuar në botë, por nuk do që të mbetet beqar për gjithë jetën.

Në një intervistë për “Good Morning America”, djali 31 vjeçar i Princit të Wales dhe Princeshës Diana, thotë që i do fëmijët dhe mezi pret të ketë të tijët një ditë.  “Mezi po e pres atë ditë. Do të jetë fantastike” tha Harry. “ Unë e kam atë fëmijën brenda vetes. I adhuroj fëmijët me të gjitha cilësitë që kanë. Ata thjesht thonë atë që mendojnë”. Megjitatë, tani për tani ai thotë se po shijon të qënit “xhaxhai që bën për të qeshur” i Princit George dhe Princeshës Charlotte.

 “Është mirë që të të marrin seriozisht,  por unë shpresoj që për ta të jem xhaxhai argëtues, ai me të cilin kalohet mirë” tha Harry. Princi foli edhe për “Invictus Games” lojërat e stilit paraolimpik për veteranët e  dëmtuar të luftës që princi do t’i ndjekë në Florida, në maj. Ai është financuesi i këtyre lojërave që i ka shumë për zemër duke qenë një veteran i ushtrisë britanike. Ne ndajmë këtë uniformë. Ndajmë trajnimet. Ndajmë, në disa raste, Afganistanin” u tha sportistëve Harry, i cili ka qenë dy herë me shërbim në Afganistan. Angazhimi dhe puna e tij me lojërat është diçka që ai shpreson të nderojë kujtimin e së ëmës, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike, në një aksident me makinë e përndjekur nga paparacët në 1997 kur Harry ishte vetëm12 vjec.

 “Unë shpresoj që ajo po na shikon, me lot në sy, shumë krenare për atë që ne kemi ndërtuar, mendoj” tha Harry.  “Jam i sigurt se ajo dëshiron shumë që unë të kem fëmijë në mënyrë që të bëhet edhe njëherë gjyshe” përfundoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0039241313934326