Shumë vite bashkë dhe çdo ditë e më tepër i shohim më të lumtur. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskën, dashuria e të cilëve është bekuar edhe me një djalë shumë simpatik të quajtur Joel. Prej ardhjes në jetë të Joelit, kemi parë shumë foto të veçanta të tij bashkë me mami Amin. Aq të bukur janë të dy nënë e bir, sa çdo herë që shohim një fotografi të re, na duket si më e mira e tyre. Ndaj do të na kuptoni kur të shikoni këtë peisazh pranvere. Joeli po i vendos kurorë mami Amit, pasi siç shkruan prezantuesja “Nuk bëjnë vetëm gocat kurorë për mamin”. Lumturia e Amit nga kjo 'dhuratë' e Joelit lexohet në buzëqeshjen e saj.