INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër apo përbindësh? ADN-ja çon në arrestimin e vrasësve të 5 -vjeçares

Prindër apo përbindësh? ADN-ja çon në arrestimin e vrasësve të 5 -vjeçares

Publikuar më: 14:30 14-06-2018
Ndonëse kanë kaluar 31 vite pasi vajza e tyre u gjet e vdekur, policia franceze ka arrestuar një çift, pas analizave të provave të ADN-së. Trupi i gjymtuar i vajzës, identiteti i së cilës nuk ishte zbuluar, u gjet anës një autostrade në Francën qendrore në vitin 1987. Prindërit u gjurmuan pas një ADN-je të djalit të tyre, që u mor për një çështje tjetër, u përputh me atë të vajzës, njoftoi media franceze.  Ata do të merren në pyetje nga një gjyqtar dhe mund të përballen me akuzën për vrasje. Trupi i vajzës u gjet në një kanal përgjatë autostradës A10 pranë qytetit Blois në gusht 1987. Autoritetet arritën që ta identifikonin dhe besohej se vajza ishte midis tre dhe pesë vjeç në kohën kur vdiq. Vajza kishte shenja të abuzimit të tmerrshëm dhe për një kohë të gjatë. Ajo kishte kocka të thyera dhe djegie me hekur si dhe pjesë të trupit të saj ishin gjymtuar. E emëruar 'martirja e vogël e A10', ajo u varros në një varr anonim. Rasti hutoi policinë për dekada të tëra, por u rihap në vitin  2012 kur një thirrje për dëshmitarë u publikua së bashku me një pamje të fytyrës së vajzës, me titullin: "Kush është?". Vajza u përshkrua se kishte këmishë blu, flokë kaçurrela të zeza dhe me origjinë nga Mesdheu. Por, ngjarja doli në dritë vitin e kaluar kur një burrë u arrestua për një incident të dhunshëm. ADN-ja e tij thuhet se e identifikoi atë si vëllain e viktimës. Pas shumë muajsh, hetimet e çuan policinë tek prindërit.
 
 
 
 vajza_e_masakruar.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0017201900482178