Siguria e fëmijëve është ajo që çdo prind dëshiron. Një nga gjërat që prindërit nuk duhet të neglizhojnë asnjëherë për ti kontrolluar janë telefonat e fëmijëve të tyre dhe aplikacionet që ata kanë shkarkuar.
Sipas departamentit të policisë amerikane pedofilët dhe trafikantët e njerëzve tashmë janë në internet dhe i gjurmojnë fëmijët nga pajisjet inteligjente që ata kanë në duart e tyre.
Rreth 25 persona janë arrestuar brenda 4 ditësh dhe mbi të gjithë rëndon akuza e pedofilisë dhe ngacmimit online të të miturve, transmeton ‘’The Hearty Soul’’.
Prandaj departamenti i Policisë së Amerikane, bën thirrje jo vetëm në Amerikë por edhe në vendet tjera të cilat kanë qasje në internet të kenë kujdes nga këto 15 aplikacione.
WhatsApp: Një aplikacion i mesazheve që lejon te shpërndash video dhe fotografi me përdoruesit në mbarë botën.
SnapChat: Përdoruesit bëjnë dhe shpërndajnë foto, mesazhe dhe video. Rreziku në këtë aplikacion qëndron tek opsioni i vendndodhjes, nëpërmjet të cilit njerëzit mund të shohin në çdo moment se ku je ti.
MeetMe: edhe ky aplikacion përdoret për takime dhe lidh njerëzit në bazë opsionit të vendndodhjes.
Ask.FM: Një aplikacion ku njerëzit bëjnë pyetje në mënyrë anonime.
Bumble: Një aplikacion ku mund të takoni njerëz të ndryshëm. Policia tregojnë se fëmijët dhe adoleshentët mund të krijojnë profile false me identitet dhe moshë false.
Ndër aplikacionet e tjera të cilat rrezikojnë jetën e fëmijëve janë dhe "Holla, Calculator+, Skout, Badoo, Kik, Live.ME, Whisper, Hot or Not, Grindr, Tiktok."