INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prinder, kjo gjë le më shumë pasoja tek fëmijet tuaj sesa divorci

Prinder, kjo gjë le më shumë pasoja tek fëmijet tuaj sesa divorci

Publikuar më: 10:12 11-04-2017

Përpiquni ta evitoni!

Kur dy bashkëshortë dhe prindër fëmijësh, grinden me njëri tjetrin, apo janë të acaruar ndërmjet tyre, edhe pse përpiqen të mos e demonstrojnë para fëmijëve, fëmijët e dinë. Fëmijët e kuptojnë, që prindërit janë keq me njëri tjetrin. Në këto raste, shkalla e ankthit te fëmijët, është shumë e lartë, pasi ata mendojnë se është faji i tyre, që prindërit grinden.

Shkencëtarët shpjegojnë, se kështu funksionon psikika e fëmijës. Ai është i parritur dhe proceset psikike nuk realizohen të plota. Ne moshën e fëmijërisë, janë aktivë mekanizmat e pafuqisë, pamundësisë, i mirë i keq, të cilat ushqejnë ndjenja faji.

Prindër! Merruni seriozisht me fëmijët. Mos harroni, fëmijët janë 5 herë më të shpejtë, në të kuptuarin e gjërave dhe situatave, sesa të rriturit. Pavarësisht, që nuk shprehen, pasi kanë shumë frikë, ata janë në dijeni të asaj, që po ndodh, edhe pse të rriturit nuk demonstrojnë gjë.

E kini kot që fshiheni, sepse nuk mund të fshihni asgjë prej tyre. Kështu, flisni me ta, pasi është mënyra e vetme, për t’i qetësuar. Tregojini thjesht, se jeni të nevrikosur me njëri tjetrin, për një arsye të caktuar, ashtu siç u ndodh edhe atyre, kur nuk u plotësohet një dëshirë, apo u prishet ndonjë lodër. Mos i trajtoni ata si të paaftë dhe që nuk kuptojnë gjë. Heshtja shton vetëm pasigurinë për fëmijët tuaj. Dhe pasiguria e bën rrugën e rritjes shumë më të vështirë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264