INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër mësojini fëmijëvë dy gjuhë,ndihmon kundër Alzheimer

Prindër mësojini fëmijëvë dy gjuhë,ndihmon kundër Alzheimer

Publikuar më: 14:05 31-01-2017

Kur vjen fjala për sëmundjen e Alzhemierit të gjithë janë në kërkim të një kure që të pakësojë efektet.

Por së fundmi një studim tregon se fëmijët që kanë folur dy gjuhë të huaja gjer në moshën 5 vjecare kan probabilitetin më të vogël nga të gjithë,që të preken nga kjo sëmundje.
Studimi ka treguar se nga 85 persona të eksperimentuar me këtë sëmundje,kanë rezultuar me zhvillim më të madh mendor ato persona që përvetësojnë dygjuhësi gjer në vogëli.
Kjo është një sëmundje e pashërueshme,por lufta e shkencës konsiston në mbrojtjen e gërryerjes së trurit totalisht,ndaj dhe individët me nivel intelektual më të lartë janë më të mbrojtur.
Procesi kalimit nga njëra gjuhë në tjetrën, ndihmon ndërtimin e lidhjes në zonat e trurit të lidhura me kontrollin ekzekutiv në anën e majtë të trurit.
Nga shkenctarët kjo formë dygjuhësie ndihmon dhe stërvit trurin të jetë i hapur nga çdo ngacmues dhe nxit instikte mjaft reaguese.
Ndaj dhe thirrja e shkenctarëve për ti mësuar dhe për të qën të duruar me fëmijët gjersa janë të vegjël,sepse është një investim jetik në të ardhmen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034191608428955