INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër mos i jepni fëmijëve këtë produkt, ja shkaku

Prindër mos i jepni fëmijëve këtë produkt, ja shkaku

Publikuar më: 16:02 01-06-2017

Për të gjithë prindërit që nuk kanë kohë për të përgatitur vetë ushqimin e fëmijëve të tyre, paketimet plastike me përmbajtje pureje apo ushqime të tjera, vijnë sigurisht në ndihmë.

Edhe pse ato mund të zëvendësojnë vaktet e përgatitura në ship dhe nuk kushtojnë shumë, i shkaktojnë një dëm të madh ambientit ku jetojmë, sidomos oqeaneve. Kjo sepse materialet e tyre plastike janë të përbëra nga shumë shtresa dhe nuk mund të riciklohen lehtë, kështuqë përfundojnë në ujra, duke shkaktuar një ndotje serioze të tyre.

Në 2015 shitjet e ushqimeve të bebeve të mbajtura në këto kontenitorë plastikë arriti shifrën e 45 milionë dollar, nga 8 milion në 2010. Duke qënë se kërkesa e tyre po rritet nga viti në vit, oqeanet janë të mbingarkuara me mbetjet e këtyre produkteve.

Deri në 2050, ekspertët mendojnë se do të ketë më shumë mbetje plastike në det sesa gjallesa të ujrave, kjo pasi venë në rrezik zhdukjen e të paktën 600 specieve të ndryshme nënujore.

Mbase herës tjetër, provoni të blini diçka që mbahet në kavanoz qelqi…

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833