INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër për herë të dytë? Mozzik sapo ndoqi Loredanën në INSTAGRAM, ja reagimi i saj [FOTO]

Prindër për herë të dytë? Mozzik sapo ndoqi Loredanën në INSTAGRAM, ja reagimi i saj [FOTO]

Publikuar më: 20:28 26-01-2021

Sa herë që flitet për Mozzik dhe Loredanën vëmendja është maksimale. Rreth 2 vite më parë dyshja e njohur i dhanë fund lidhjes së tyre, një lajm që i trishtoi jo pak fansat. Më pas ndarja u shoqërua me deklarata të forta nga ana të dyve, të cilët akuzonin njëri-tjetrin se kishin arritur deri në këtë pikë për shkak të famës që kërkonin, duke hedhur poshtë dashurinë. Kështu Mozzik dhe Loredana fshinë çdo gjurmë që kishin me njëri-tjetrin, imazhet e përbashkëta dhe që prej asaj kohe nuk ndiqen më në rrjete sociale.

Madje së fundmi u përfol se Loredana është shtatzënë dhe se ajo dhe Mozzik pritet të bëhen prindër për herë të dytë. Deri më tani kështu përflitet lart e poshtë, por ne presim konfirmimin apo reagimin zyrtar të dyshes.

Mirëpo tashmë që raportet mes tyre janë rregulluar dhe flitet për një rikthim, ata kanë filluar të ndiqen sërish në Instagram, por jo si më parë! Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik. Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik.

Po ashtu edhe reperi e ndjek faqen e Loredanës dhe sigurisht kjo gjë ju ka rënë në sy fansave të dyshes. Për më tepër Mozzik ka pëlqyer edhe foton e fundit që Loredana ka publikuar, duke treguar në këtë mënyrë se e mbështet plotësisht në nismën e re.

3-9.jpg

2-16.jpg

1-15.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021369457244873