INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër për herë të dytë? Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku flasin për herë të parë

Prindër për herë të dytë? Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku flasin për herë të parë

Publikuar më: 12:23 04-04-2021

Pak kohë më parë në rrjet u përfol se çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do bëheshin prindër për herë të dytë. Mirëpo, si qëndron e vërteta?

Çifti ishin të ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Soiree”, ku thanë se nuk është e vërtetë, por Ajka e do një vëlla.

"Ajka do një vëlla. Çudtërisht nuk e di pse i ka lindur kjo dëshirë. Madje këto kohët e fundit na thotë “vëllai-vëllai” dhe nuk e kuptojmë. Më thotë “mami të lutem, unë jam sister, ti je vëllai", tha Xhensila.

Teksa moderatorja Jonida Shehu i pyeti nëse kanë plane për një tjetër, këngëtarja tha “Planet janë të Zotit zakonisht”.

"Sado që jam munduar të programoj diçka, asgjë nuk ka shkuar sipas planit", shtoi Besi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885