Pak javë më parë, Sara dhe Atdheu dolën si çift nga “Përputhen”. Gjërat mes tyre po shkojnë më së miri, madje së fundmi, ata kanë lënë të kuptohet se do të bëhen prindër.
Sara ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet me barkun disi të rrumbullakosur. Ajo dhe Atdheu kanë pozuar të buzëqeshur, teksa kanë vendosur të dy duart te barku.
Për më tepër, Atdheu i ka komentuar “A do jetë gocë apo çun?”, ndërsa ish-konkurrentja Ana Kauri ka shkruar “me jetë të gjatë ta keni”.
Me siguri është thjesht një pozë nga ana e tyre, pasi Sara i ka limituar komentet duke mos I lejuar të gjithë fansat të komentojnë.