Çifti shumë i dashur nga publiku, Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë martuar zyrtarisht. Ata kanë zgjedhur pikërisht 1 Prillin, e njohur si Dita e Gënjeshtrave dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja.
Kjo e fundit ka publikuar në Instagram disa foto nga ky moment, duke zbuluar që ndryshe nga çdo nuse me fustan, ka veshur një kostum të bardhë me atlete.
“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, ka shkruar Dojna krahas fotove, ku të dy shfaqen me lule në duar jashtë zyrës së Njësisë Bashkiake.
Kujtojmë që çifti janë në pritje të fëmijës së parë që do jetë djalë.