Pakujdesia e prindërve ndaj fëmijëve për fat të keq është shpesh evidente. I tillë është edhe rasti në fjalë i cili është vënë re sot në trafik. Kjo foto e publikuar në rrjetet sociale tregon dy fëmijë nën 3 apo 4 vjeç , në dritaren e një makine të cilët pjesën e përparme të trupit e kanë të nxjerrë pothuajse të gjithën jashtë xhamit. Ata janë pa rrip sigurimi dhe pa praninë e ndonjë të rrituri në pjesën e pasme të makinës. Raste të tilla duhet të shërbejnë si mësim për prindërit e tjerë.