INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Prindërit duhet të jenë të rreptë apo jo? Ja përgjigjia e psikologëve...[VIDEO]

Publikuar më: 10:33 16-12-2018

Sjellja e prindërve kundrejt fëmijëve është një element kyç në edukimin e tyre. Kur prindërit nuk janë shumë të hapur me fëmijët, ata nisin e thonë gënjeshtra. 

Ato të fillimit, pra fëmijërisë së herëshme, mund të quhen “të bardha” dhe shpesh herë dhe argëtuese. Por nëse thuhen vend e pa vend, sipas psikologëve prindërit duhet të shqetësohen! Sjelljet e gabuara vendosin fëmijën në situata të caktuara dhe frika është ndjesia kryesore që shtyn një fëmijë të fshehë të vertetën. Psikologët dhe ekspertët e sjelljeve shoqërore, thonë se fëmijët priren të gënjejnë kur prindërit tregohen tejet kërkues dhe të rreptë ndaj tyre.
Të gjendur në situata të vështira, kur e dinë që mund të ndëshkohen, fëmijët parapëlqejnë të fshehin të vërtetën. Sipas kërkimeve nga psikologia dhe ekspertja për fëmijët në Universitetin McGill, Victoria Talëar, rezultoi se të vegjëlit e prindërve të rreptë gënjejnë për të shamngur dënimin. Independent, shkruan se Talëar ka marrë në studim dy shkolla njëra të drejtohej me disiplinë shumë të fortë. Gjatë zhvillimit të një loje të vështirë, fëmijët e shkollës së “rreptë” ranë “pre” dhe jepnin përgjigje jo të vërteta vetëm që të dukeshin më të zgjuar. Ndërsa në një shkollë publike, fëmijët përgjigjeshin pa patur frikë dhe pse të gjithë mendonin që e kishin gabim thanë të vërtetën. Pra kjo ndodh e me prindërit e rreptë, që në shtëpi mund të krijojnë një efekt të ngjashëm.
Kur prindërit drejtojnë shtëpinë e tyre me një “dorë të hekurt”, fëmija nuk do të ndihet i sigurtë dhe priret të gënjejë për çdo gjë madje dhe për mendimet e tij. Ndaj këshillohet që prindërit t’ju japin besim fëmijëve dhe të jenë më shumë “miq me ta, se armiq”.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098