INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Prindërit e braktisën në pyll si ndëshkim, gjendet i gjallë 7-vjeçari [VIDEO]

Publikuar më: 10:17 03-06-2016

Gjendet i gjallë djali i braktisur prej prindërve të tij në një pyll me arinj në veri të Japonisë. Prindërit e braktisën djalin në pyll për ta ndëshkuar por më pas djali u zhduk. Daily Mail shkruan 7-vjeçari Yamato Tanooka është gjetur i gjallë.

Sipas autoriteteve 7-vjeçari u gjet në një kazermë ushtarake në afërsi të Shikabe, në veri të Hokkaidos, disa kilometra larg vendit ku ishte lënë nga prindërit. Djali është gjetur nga një ushtar i cili rastësisht hyri në barakën ku Yamato po qëndronte. Ushtari e kishte pyetur nëse ishte Yamato Tamato dhe djali ishte përgjigjur me një “po”. Më pas 7-vjeçari i kishte thënë se ishte shumë i uritur. Sipas të dhënave të para, Yamato kishte kaluar nëpër male derisa kishte gjetur barakën si një vend të sigurt për t’u strehuar.

I ati i djaloshit të gjetur tha se i kishte kërkuar falje të birit, ndërsa mes lotësh falënderoi të gjithë ata që ishin përfshirë në misionin për kërkimin e Yamatos. Në fillim, prindërit e tij thanë se ai u zhduk, ndërsa ata po shëtisnin në pyll, por më pas pranuan se e kishin lënë vetëm në rrugë, në mënyrë që ta ndëshkonin pasi ishte sjellë keq. Prindërit e 7-vjeçari thanë se, pasi e lanë vetëm u larguan rreth 500 metra dhe kur u kthyen disa minuta më vonë, ai ishte zhdukur.

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453