10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës rikthen Rita Orën në vendin e saj.
Këngëtarja do të performojë atë ditë të veçantë për popullin kosovar dhe për këtë ka nisur përgatitjet.
Tashmë të gjithë presin me padurim që ta shohin nesër në orën 22:00 performancën e Ritës në kryeqytet.
Prindërit e këngëtares kanë arritur para saj, madje ata kanë qenë mbrëmë të ftuar në koncertin që u mbajt për nderë të 50 vjetorit të karrierës së Sabri Fejzullahut.