INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindërit e Stresit në intervistë live, e fejuara e reperit Kejsi befason me reagimin e saj, shihni çfarë ka bërë! [FOTO]

Prindërit e Stresit në intervistë live, e fejuara e reperit Kejsi befason me reagimin e saj, shihni çfarë ka bërë! [FOTO]

Publikuar më: 17:45 20-10-2018

E fejuara e Stresit u dërgon mesazhin e fortë! 

Sali Lushaj e ka quajtur hakmarrje politike arrestimin e djalit të tij Stresi.n “Hakmarrja ndodhi shumë shpejt pa kaluar as 24 orë nga denoncimi im ndaj Taulant Ballës”, u shpreh Sali Lushaj për emisionin “Kjo javë” në TV “News 24”.

Lidhur me akuzat ndaj Stresit, për “grup kriminal”, Sali Lushaj ka zgjedhur të ironizojë, duke pyetur, “po bashkëpunëtorët e tij ku janë?!”.

“Stresi ‘grup kriminal’...?! Po si shpjegohet që vetëm ai është arrestuar dhe vetëm ai ka shkuar në gjykatë. Ku janë bashkëpunëtorët e tij të grupit kriminal?!”.

Nëna e tij ka ndërhyrë duke sqaruar se, “asnjë akuzë nuk është faktuar ndaj Stresit, vetëm për ‘armëmbajtje pa leje’”.

“Shumë përgjime të pretenduara janë bërë publike këto ditë, por asnjë prej tyre nuk është paraqitur si provë në gjykatë. Me Bajrat edhe mund të ketë komunikuar sepse këndonte në lokalin e tyre. Stresi është një djalë i çiltër dhe i sinqertë, nuk i ka bërë ato për të cilat akuzohet”, shtoi Sali Lushaj.

“Me Bajrat komunikonte për datat e koncerteve. Ku ta dinte ai, tre muaj para, që Bajrat ishin nën përgjim, apo kontingjent Policie”, shtoi nëna e këngëtarit.

Ndërkohë që Sali dhe Shpresa Lushaj, prindërit e këngëtarit Arkimed Lushaj që u arrestua pak ditë më parë, kanë qenë sot të ftuar në emisionin ka reaguar dhe e dashura e Stresit. Kejsi ka shpërndarë disa foto në Instagram, ku shihen prindërit e Stresit në intervistë. 

Bashkëngjitur fotove Kejsi shkruan” Ju dua shumë”, duke treguar një mbështetje për të dashurin e saj në këto ditë të vështira për të, pasi gjendet në burg.

 

shuym.png

Article Logic
Execution time: 0.0038771629333496