INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindërit e studentes së vrarë mbërrijnë në Tiranë: Djali do të paguajë për krimin

Prindërit e studentes së vrarë mbërrijnë në Tiranë: Djali do të paguajë për krimin

Publikuar më: 21:40 21-01-2018

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në kryeqytet ditën e sotme tronditi vendin tonë.  Ariela Murati humbi jetën sot në spital si pasojë e plumbave qe mori nga një armë zjarri. Aldosen Belulaj qëlloi me armë drejt Arielës e më pas drejt vetes.

Pranë spitalit “Nënë Tereza”, 23-vjeçari Alosen Belulaj qëlloi me armë Arielën dhe më pas veten. Ai prej kohësh kishte kërkuar të lidhej me vajzën, por kjo e ka refuzuar vazhdimisht.
Menjëherë pas ngjarjes dramatike, familjarët e Arielës e cila u vra mesditën e sotme kanë mbërritur në Spitalin e Traumës, ku dhe siç bën me dije Report Tv ata janë shprehur se “djali që kreu krimin do të paguajë”.

Në spital kanë shkuar edhe familjarët e Aldison Belulajt, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia e Shtetit ndodhet në Spitalin e Traumës për të shmangur ndonjë konflikt mes dy familjeve, të cilat janë traumatizuar nga krimi makabër.
Gjithashtu edhe Policia e Fierit ka shkuar në fshatin Zharrës në banesat e dy të rinjve për të hetuar në lidhje me ngjarjen dhe për të marrë në pyetje familjarë dhe të afërm të Ariela Muratit dhe Aldiosn Belulajt.

Article Logic
Execution time: 0.003547191619873